Ultimatumi i Çuçit: IKMT do të nisë sa më shpejt shembjen e objekteve që nuk legalizohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ultimatumi i Çuçit: IKMT do të nisë sa më shpejt shembjen e objekteve që nuk legalizohen

Teksa vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka mbledhur drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Çuçi theksoi  se kontrolli i territorit është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë prandaj do të investohet edhe në pajisje të teknologjisë së lartë. Ai kërkoi nga drejtuesit e IKMT që të vijohet gjithashtu me shembjen e objekteve që nuk legalizohen.

“IKMT është një nga agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme sepse duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit. Duhet të vijoni sa më shpejt me shembjen e objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”, tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm kërkoi gjithashtu një bashkëpunim më të mirë të IKMT dhe Policisë së Shtetit kur është fjala te kontrolli i territorit dhe në mënyrë të veçantë te ndërtimet e reja që bëhen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy