Vangjush Dako apelon vendimin/ Kërkon lirimin nga qelia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vangjush Dako apelon vendimin/ Kërkon lirimin nga qelia

Ish kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka kërkuar lirimin nga qelia.

 

Dako i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste  ka apeluar masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm dhe ka kërkuar një masë më të butë.

 

Advertisement

Deri më tani ende nuk ka një vendim, por është depozituar kërkesa e tij

 

Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

 

Advertisement

SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, lëshoi pak ditë më parë 7 urdhër-arreste.

 

Ndërkohë, GJKKO zbuti masën e sigurisë për tre prej të dyshuarve, konkretisht vendosi masën “Detyrim paraqitjeje” për Diana Dedjan, “Arrest shtëpie” për Ardian Bulkun dhe “Arrest shtëpie” për Adnand Toçillën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy