
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka kërkuar fillimin e hetimeve për dhunë ndaj protestuesve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili thekson se i është drejtuar sot zyrtarisht Prokurorit të Përgjithshëm.
Advertisement
“I jam drejtuar sot zyrtarisht Prokurorit te Pergjithshem me Kerkese per fillimin e hetimeve per dhunen ndaj protestuesve paqesore nga horrat me xhupat te zinj me kapuçe dhe maskas. Kam kerkuar edhe hetimin e dhunes se policise si dhe te thirrjeve te saj per ti fshehur veprimet e saj nga media. Zero tolerance ndaj dhunes se banditeve pa dhe me uniforme policie”, shkruan Vasili.
Advertisement