Vatra zjarri ende aktive, Çako: Shumica e rasteve shkaktohen nga papërgjegjshmëria e fermerëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vatra zjarri ende aktive, Çako: Shumica e rasteve shkaktohen nga papërgjegjshmëria e fermerëve

18 vatra zjarri janë ende aktive në të gjithë vendin, nga 29 që u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit

Vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorit, bjeshkët e Bolotekut, malin Tërnovë në Bulqizë dhe malin e Thatë në Prespë, ku situata vjon të jetë e rënduar prej më shumë se 10 ditësh

“Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë”, tha kreu i emergjencave Haki Çako.

Kreu i emergjencave, Cako kërkoi ndër të tjera ndëshkimin e personave përgjegjës për zjarrrvënie.

Advertisement

“Kërkojmë nga organet e drejtësisë zbatimin korrekt të ligjit për të gjithë autorët e këtyre veprave penale që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, pronën, mjedisin dhe vlerat kulturore”, tha ai.

Sipas Çakos shumica e zjarreve në zonat e banuara janë rezultat i papërgjegjshmërisë së fermerëve, përveç rasteve kriminale që janë objekt i hetimeve nga organet e drejtësisë. Ndërkohë, përveç ekipeve në terren forcat dhe mjetet ajrore janë në gatishmëri të plotë. /vizionplus.tv

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy