Vdekja e Lear Kurtit/ Rrumbullaku: I gatshëm të përgjigjem, respektoni mundin dhe gjakun e policëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdekja e Lear Kurtit/ Rrumbullaku: I gatshëm të përgjigjem, respektoni mundin dhe gjakun e policëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ndodhet para Komisionit të Sigurisë për të raportuar mbi sulmet kibernetike në sistemin TIMS.

 

Mbledhja ka nisur me debate, për situatën e fundit, ku humni jetën në duart e policisë Lear Kurti 32 vjeç.

 

Advertisement

Ka qenë deputeti i PD Ervin Salianji ai që i “ka kërkuar llogari” Rrumbullakut për rastin, ndërsa ky i fundit  ka deklaruar se është i gatshëm të përgjigjet për rastin e vdekjes së 32-vjeçarit. Ai gjithashtu ka kërkuar që të respektohet edhe mundi dhe gjaku i uniformave blu.

 

Nuk jam përgjigjur komisionit se kam qenë me shërbim në SHBA.

 

Advertisement

Kërkesat e deputetëve për Lear Kurtin jam i gatshëm brenda 48 orëve të vij të përgjigjem, edhe për rastin e  Rashës mund t’ju përgjigjem.

 

Jo gjithçka që thuhet në media është reale. Respektoni mundin e gjakun e policëve”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy