Veliaj: Investuam te “Liqeni i Thatë”/ “Është zona me rritjen  më të madhe të vlerës së pronës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj: Investuam te “Liqeni i Thatë”/ “Është zona me rritjen  më të madhe të vlerës së pronës”

Lagjja 13, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ishte ndalesa e radhës e kandidatit socialist Erion Veliaj, për vendoret e 14-majit.

 

Ai vuri në dukje faktin se falë investimeve, pronat sot shiten shumë më shtrenjtë se më parë.

 

Advertisement

ERION VELIAJ

 


KANDIDAT I PS, TIRANE

 

Advertisement

Kjo është zona ku vlera e pronës është rritur më shumë. Sot prona vlen më shumë. Sot ambientet vlejnë më shumë, sot liqeni vlen më shumë, sot hapësira është më e pastër, çka do të thotë se kur njerëzit duan dhe kur njerëzit dinë, njerëzit munden. Ne deshëm, ne dimë dhe ne mundëm ta kthejmë këtë nga një zonë që kishte degraduar totalisht, në një njësi administrative që sot është bërë model për të 27 njësitë e Tiranës.

 

Veliaj, kërkoi edhe votën e demokratëve, që sipas tij nëse mbwshtesin Sali Berishën apo Ilir Metën do të poshtërohen.

 

Advertisement

Fyerje më të madhe për demokratët, t’i çosh si cjapi te kasapi e të votojnë Ilir Metën, s’ka. Mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë. Votoni Partinë Socialiste dhe e keni kollaj se është numri 2, për të çuar gocat dhe çunat tanë në Këshill Bashkiak.

 

kandidati socialist veçoi dy prej projekteve më të rëndësishme, atë të Kopshtit Zoologjik, i cili në një vit ka arritur numër rekord vizitorësh, dhe Kopshtin Botanik, i cili do të nisë së shpejti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy