Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese, del nga furgoni i policisë duke buzëqeshur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese, del nga furgoni i policisë duke buzëqeshur

Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka zbritur nga furgoni i policisë i rrethuar nga efektivët, ndërsa përshëndet gazetarët duket buzëqeshur.

Advertisement

Veliaj, doli nga paraburgimi i Durrësit rreth orës 08:30. Ai do të jetë i pranishëm në seancën e Gjykatës Kushtetuese, e parashikuar të zhvillohet në orën 10:00.

Kjo gjykatë do të shqyrtojë padinë e Veliajt kundër vedimit për shkarkimin e tij nga detyra, si dhe dekretit të firmosur nga Presidenti Bajram Begaj.

Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e këtij dekreti, në pritje të vendimit përfundimtar.

Advertisement

Veliaj kërkoi të jetë personalisht i pranishëm në seancën, e cila sipas njoftimit zyrtar do të jetë publike./vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy