
Ndërtimi i shkollave ka qenë në fokus të Bashkisë Tiranë gjatë këtyre 4 viteve.
Kryebashkiaku Erion Velija teksa ka qenë i ftuar në emisionin Spotlight në Vizion Plus iu përgjigj pyetjes së Alban Dudushit, për kritikat e opozitës mbi ndërtimin e institucioneve arsimore. Sipas opozitës, Veliaj i ka ndërtuar shkollat me kosto shumë të lartë dhe jo me 60 euro metri siç funksionon në Europë.
Por Veliaj tha se Berisha dhe Meta i kanë marrë vilat e tyre si gjoba dhe nuk e kanë idenë se sa kushton metri katror i kostos së ndërtimit.
Kryebashkiaku i sfidoj Berishën dhe Metën, që nëse ata do i japin vilat e tyre në Lalëz me 60 euro metri katror, Bashkia Tiranë do ja u blejë për t’i vendosur në dispozicion të fëmijëve të shtëpisë së fëmijës.
Nëse ka një televizion që kupton ndërtimin, duke qenë se është në menaxhim të grupeve të Melia pyesni administratorët sa shkon ndërtimi i një hoteli në San Pietro e të gjithë resortet. Sot 60 euro metri katror nuk kushton tavolina në studio. Nëse është 60 euro metri katror, unë e ftoj publikisht Sali Berishën dhe Ilir Metën të na i japin shtëpitë në Gjirin e Lalzit dhe të çojmë fëmijët e shtëpisë së fëmijës. Nëse shtëpia e tyre 1 mijë metra është me 60 euro metri, Bashkia Tiranë i ble që nesër vilat e Ilirit dhe Saliut.
Saliu dhe Ilir shtëpitë e ture i kanë marrë si gjpba e nuk e kanë idenë sa kushtojnë. Sot kostoja është 450-500 euro kosto ndërtimi.