Vendoret 2023/ Paloka reagon ashpër ndaj grupit të Alibeajt: S’kishin qëllim bashkëpunimin, por shbërjen e PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendoret 2023/ Paloka reagon ashpër ndaj grupit të Alibeajt: S’kishin qëllim bashkëpunimin, por shbërjen e PD

Edi Paloka, i mandatuari i Partisë Demokratike për të hyrë në negociata me Gazment Bardhin e grupit të përçarësve të Enkelejd Alibeajt, ka reaguar në lidhje me deklaratën e këtyre të fundit që fajësonin PD-në për dështimin e negociatave.

 

Në një prononcim për mediat, Paloka tha se nga deklarata e grupit të Alibeajt ka kuptuar se ata nuk kanë pasur asnjëherë qëllim bashkëpunimin.

 

Advertisement

Sipas tij, qëllimi i grupit të përçarësve ka qenë shbërja e demokratëve dhe e statutit të PD-së.

 

Duke lexuar deklaratën e tyre, duket se në asnjë moment nuk ka qenë qëllimi bashkëpunimi.

 

Advertisement

Ka qenë shbërja e demokratëve e statutit të PD-së. Duke lexuar deklaratën këtë mendim arrij. Gjatë gjithë kohës unë dhe PD i kemi krijuar të gjitha hapësirat e mundshme, modalitetet në mënyrë që bashkëpunimi dhe ndërthurja edhe e kandidatëve edhe e asaj pjese që nuk janë angazhuar të angazoheshin”, theksoi ndër të tjera Paloka.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy