
Vetëm një rast pozitiv me koronavirus i mjaftoi Zelandës së Re që të fusë në bllokim të përkohshëm të gjithë vendin.
Ky ishte rasti i parë i konfirmuar në gjashtë muajt e fundit në vend.
Advertisement
I infektuari u zbulua në Auckland, që do të qëndrojë i mbyllur për një javë, kurse pjesa tjetër e vendit për tri ditë.
Autoritetet po hetojnë nëse rasti i ri lidhet me mutacionin Delta.
Advertisement
“Unë dua të siguroj Zelandën e Re se ne jemi të përgatitur për këtë. Përgjigja e menjëhershme dhe e ashpër ka sjellë rezultate në të kaluarën”, tha kryeministrja Jacinda Ardern.