
Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pyetjen e dhjetë të pyetësorit të Këshillimit Kombëtar me qytetarët.
Kreu i qeverisë i shpreh falenderimin mbi 30 mijë qytetarëve që u përfshinë në pyetësorin online, ndërsa i fton të gjithë që të bëhen pjesë e këtij kuvendimi popullor.
Advertisement
“Me falenderimin e madh për 30.048 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë”, shkruan Rama.
Advertisement