Video-Aksidenti në Fier/ Dalin detaje të reja, kalimtarët i dhanë ndihmën e parë të plagosurit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-Aksidenti në Fier/ Dalin detaje të reja, kalimtarët i dhanë ndihmën e parë të plagosurit

Një punonjës i kompanisë Albpetrol, 64 vjecari Qemal Kamberaj, ka humbur jetën tragjjkisht kur makina e punës, një automjet tip “Toyota” ka shkarë e ka përfunduar jashtë aksit.

 

Kolegu i tij, 59 vjecari Asllan Kajo, ka marrë dëmtime e është shoqëruar me urgjencë për në spitalin e Fierit.  Dyshohet që kamioncina me të cilën lëviznin dy burrat ka shkarë për shkak edhe të lagështisë në rrugë, ndërsa mësohet se dy punonjësit ishin nisur për shërbim e po lëviznin nga Fieri në drejtim të Ballshit.

 

Advertisement

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit, e kanë njoftuar urgjencën, ndarsa ekipi mjeksor e ka shoqëruar në spitalin e Fierit.  Për nxjerrjen e viktimës, është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikse, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues të kompanisë Albpetrol.

 

Ndërkohë vijon puna për gjetjen e shkaqeve të aksidentit e motivet që e cuan automjetin të përfundonte jashtë rrugë duke humbur kontrollin.

 

Advertisement

Lidhur me ngjarjen ka dalë në një njoftim zyrtar edhe policia e Fieri ku thuhet se:

 

Mallakastër / Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç,  banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

 


 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy