
Ky është momenti kur një person i maskuar me kapuç, teksa mban një shishe benzinë në dorë i vë flakën mobilierisë në Vlorë.
Më pas, autori, ende i paidentifikuar largohet me vrap.
Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Advertisement
Flakët u vunë re nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë pronarn e biznesit.
Pronari në një prononcim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte personale dhe nuk dyshon për askënd.
“Nuk kam asnjë konflikt me askënd. As me konkurrencën nuk besoj të kem probleme. Ia lë drejtësisë ta zbardhë këtë ngjarje dhe të kapë autorin”, u shpreh Eduart Aliko.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë./vizionplus.tv
Advertisement