
Një grup iranianësh të MEK, që qëndrojnë në kampin e tyre në Manzë të Durrësit, u ngritën në protestë këtë të mërkurë, teksa po çelej festivali veror i librit.
Ata kundërshtuan që e pranishme në këtë panair të ishte edhe shoqata Asila, e cila mbron shtetasit iranianë që dezertojnë nga MEK dhe që financohet nga Republika Islamike e Iranit.
Advertisement
Duke i quajtur ata terroristë të regjimit iranian, muxhahedinët e MEK kërkuan largimin e tyre nga stenda e rezervuar për ta.
Gjatë protestës pati momente tensioni dhe policia shoqëroi disa anëtarë të shoqatës Asila, midis të cilëve edhe një gazetar.
Advertisement
Advertisement
Advertisement