VIDEO- Shi dhe breshër në Bulqizë/ Rrugët e qytetit përmbyten në pak minuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO- Shi dhe breshër në Bulqizë/ Rrugët e qytetit përmbyten në pak minuta

Janë dashur pak minuta shi dhe breshër që rrugët e qytetit të Bulqizës dhe pedonalja të përmbyten.

 

Shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me erë të fortë krijoi probleme në lëvizjen e qytetarëve të cilët u gjendën të papërgatitur, megjithëse kjo nuk është hera e parë që rrugët e qytetit të minatorëve përmbyten nga reshjet e shiut.

 

Advertisement

Shkak i vërshimit të ujit mësohet se është bërë bllokimi i pusetave të shkarkimit të ujërave të bardha.

 

Edhe rruga e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës u përmbyt nga sasia e madhe e ujit që mblidhej që nga Qafa e Buallit.

 

Advertisement

Në këtë zonë, automjetet e patën të vështirë qarkullimin qoftë në drejtim të Peshkopisë e qoftë në drejtim të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy