
Një kamion I cili transportonte inerte ka dalë nga rruga në aksin Levan – Tepelenë.
Mësohet se shkak I daljes së kamionit jashtë karrexhatës ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit I cili udhëtonte I vetëm.
Advertisement
Menjëherë janë njoftuar uniformat blu dhe shërbimi I ugjencës së spitalit të Fierit të cilët kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes.
Fatmirësisht, drejtuesi I mjetit ka marrë plagë të lehta, edhe pse nga pamjet tregojnë një makinë thuajse totalisht të shkatërruar.
Advertisement
Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Nga ana e bluve po punohet për të nxjerrë shkaqet e vërteta të daljes nga rruga të kamionit, ndërsa u morën masa për të evituar trafikun në këtë rrugë.
Advertisement