
Për të 8 ditën radhazi, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët që të dërgojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Rreth dy kilometra e gjatë është bllokada e vendosur dhe në kufi janë vendosur forcat policore dhe ushtarake.
Televizioni shtetëror serb, RTS lajmëron se janë vendosur katër tanke të të blinduara më pak se dy kilometra larg vijës administrative, bëhet fjalë për dy “lazarë” dhe dy “milos”.
Ushtria Serbe është në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe në tre ditët e fundit avionët luftarakë të Ushtrisë Serbe kanë fluturuar mbi këtë territor, duke cenuar jo pak herën edhe vijën kufitare.
Ndërkohë që zgjidhja e situatës duket të jetë tejet e largët, duke qenë se asnjëra palë nuk pranon të tërhiqen.
Advertisement