
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar pamjet nga vendi ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur mesditën e sotme në Rinas.
Në pamje shihet se si policia por edhe persona të rastit thyejnë xhamat e makinës luksoze për t’i ardhur në ndihmë personit të plagosur, por edhe për të nxjerrë trupin e viktimës.
Deri më tani nuk dihen identitetet dhe shkaku i ngjarjes, ndërsa dyshohet se autorët që kanë qëlluar me kallashnikov nga një makinë tjetër në lëvizje, të jetë larguar ne drejtim të Fushë Krujës.
Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi në Rinas, në hyrje për te aeroporti. Por kjo ngjarje nuk ka ndikuar në sigurinë e aeroportit. /vizionplus.tv
Advertisement