
Policia e Durrësit ka arrestuar një 33 vjeçar me iniciale S.Xh nga Laçi, i cili vidhte në mënyrë sistematike supermarketet në Tiranë dhe Durrës.
Në një njoftim për media, policia bën me dije se 33 vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.
Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës.
Vodhi në mënyrë të përsëritur, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
AdvertisementI arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet për raste vjedhjesh në supermarkete, të adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
Advertisement-S. Xh., 33 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi në datat 4, 5 dhe 7 tetor, ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.
AdvertisementMaterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.