VIDEO/ Vrasje si në filma, momenti i ekzekutimit të Gilmando Danit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Vrasje si në filma, momenti i ekzekutimit të Gilmando Danit

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar pamjet nga ekzekutimi i Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas.

Në pamje shihet qartë momenti kur nga makina tip Toyota qëllohet me breshëri kallashnikovi drejt makinës tip Benz në të cilën po udhëtonte Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Pasi makina “Benz” ndalon, autorët sigurohen që Dani të mos shpëtojë dhe një person i maskuar zbret nga mjeti ku ndodheshin autorët dhe qëllon disa herë me pistoletë.

Pas ngjarjes së rëndë, autorët largohen në drejtim të Fushë Krujës.

Advertisement

Kujtojmë se Dani dhe Shaljani sapo kishin mbërritur nga Barcelona ne Tiranë dhe pasi dolën nga aeroporti, morën makinën që e kishin parkuar aty pranë dhe u nisën drejt Tiranës. Grupi hetimor ka dyshime të forta se atentatorët kanë patur një informator në aeroport, i cili ka raportuar për lëvizjet e tyre.

Në mjetin Toyota me targa greke ndodheshin 4 persona, 3 prej të cilëve qitës dhe shoferi.

Targat rezultojnë të vjedhura në Greqi para një viti ndërsa makina nuk është verifikuar ende nëse është vjedhur ose jo, pasi është djegur plotësisht duke dëmtuar numrin e shasisë.

Advertisement

Brenda makinës janë gjetur 3 kallashnikov dhe një pistoletë. Të 4 armët besohet se janë përdor në atentat, kjo bazuar në pamjet filmike dhe në gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Pasi kanë qëlluar në ecje makinën, një prej autorëve ka zbritur dhe ka qëlluar nga afër Gilmando Danin për tu siguruar që kishte nderruar jetë.

Ndërkohë, burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se i plagosuri Muçi Sheqeri vijon të ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë. 40 vjeçari mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

Pista kryesore e policisë, mbetet ajo e përplasjeve mes grupeve kriminale. Gilmando Dani është një emër i njohur i botës së krimit i konsideruar si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.

Advertisement

Ai është liruar para një  viti nga burgu ku vuajti dënimin me 12 vite për gjobëvënie si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Emiliano Shullazi.

Nga ana tjetër Muçi Shaljani rezulton se në muajin shtator është punësuar në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore si agjent, kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi. Por burimet bëjnë më dije se ai nuk ishte i pajisur me certifikatë sigurie.

Lidhur me rekrutimin e Shaljanit, AMP ka shkarkuar dy punonjës, /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy