
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit.
Tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë-Laç.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën përreth.
Advertisement
Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
/vizionplus.tv
Advertisement