Vijojnë punimet për urbanizimin e zonave rurale në Gramsh/ Gjiknuri: Angazhimet në fushatë po i bëjmë realitet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijojnë punimet për urbanizimin e zonave rurale në Gramsh/ Gjiknuri: Angazhimet në fushatë po i bëjmë realitet

Vijon puna për urbanizimin e fshatrave në qytetin e Gramshit. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Besian Ajazi inspektuan punimet për rehabilitimin e plotë të Rrugës “Isuf Boja”.

 

Më vjen mirë se këto janë gjëra që i kemi thënë publikisht dhe në fushatë zgjedhore, po nuk janë premtime për zgjedhje, janë angazhime të cilat bëhen realitet. Në fund të fundit kjo është fjala e mbajtur. Ky është vlerësimi që duhet të kenë njerëzit dhe këtë qasje duhet të kemi dhe në qeverisje. Pra ajo që thuhet bëhet realitet. Aq më tepër me fondet e bashkisë, tregon që taksat e qytetarëve shkojnë aty ku duhet edhe qytetarët mbeten të kënaqur. Më vjen mirë se edhe ky fshat me investime do të dalë më në pah”, tha ai.

 

Advertisement

Kryebashkiaku Besian Ajazi u shpreh se ky investim do të rrisë potencialin turistik të zonës.

 

Ky është një investim totalisht me fondet e bashkisë së Gramshit që ka të bëjë me rehabilitimin e një fshati të madh afër qytetit, Cërunjës, me të gjithë komponentët që përfshin projekti që nga asfaltimi, ndriçimi, trotuaret, kanalizimet e ujërave të bardha e gjithçka tjetër që ka të bëjë me urbanizimin e këtij fshati të madh. Është në një gjatësi rreth 2000 metra. Është në vazhdën e fokusit të bashkisë për urbanizimin e fshatrave të mëdhenj afër qytetit. Por sigurisht duke mos lënë jashtë fokusit edhe sistemimin e rrugëve rurale për fshatrat e largët dhe ato të thellë. Sigurisht në vazhdim bashkia do të programojë në buxhetin e ardhshëm dy ose tre investime të tjera të fshatrave të mëdhenj që kanë mbetur ende pa u urbanizuar”, deklaroi Besian Ajazi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy