Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti para kryeministrit Edi Ramës, janë si “fabula e krimbit me shqiponjën”.

Zeka shkruan se presidentja Osmani ka qenë dhe është e mbushur me urrejtje.

Ai shkruan se Osmani nuk e ka përmendur Edi Ramën me emër kur ka dërguar telegram urimi në drejtim të PS-së për fitoren në zgjedhje.

Vjosa dhe Albini perpara Edi Rames, jane si fabula e krimbit me shqiponjen. Presidentja e vendit, une po ia permend emrin, Vjosa Osmani, ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me urrejtje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Eshte sikur me pas qene çika e Sali Berishes. Eshte e ziere ne kazanin e urrejtjes.

Krejte shkallet e karrieres politike i ka ngjitur jo vetem duke i sha kundershtaret politik, por edhe ata qe e kane perkundur ne djepin e politikes brenda LDK-se.

Dje ka derguar nje telegram per zgjedhjet ne Shqiperi, ama emrin e Edi Rames, nuk ja beri zemra me e permend. Personalisht kam dashur ndryshimin ne Shqiperi, edhe pse i bindur kam qene qe ‘Rama ik’ nuk do te ndodhte. Pas fjalimit te Edi Rames, koxha jam i bindur qe Edi do beje ndryshimin. Ftesa e tij per PD eshte shpresedhenese.

Sidoqofte, Vjosa me Albinin, perpara Edi Rames jane sikur krimbi perpara shqiponjes. Tek po zvarritej krimbi neper livadh, u leshu shqiponja qe ta hante.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mos me ha o shqiponje, se eshte turp per ty te mirresh me nje krimb. Shqiponja e fali, po krimbi duke u zvarritur, pas shume muajsh u ngjite ne majen e nje bjeshke.

Ishte shtri mbi nje guri dhe po rrezitej. Shqiponja e pa dhe ju sul qe ta hante perseri. Mos me ha o shqiponje, se po me duket vetja sikurse ti…”, shkruan ai.