Mediat greke, sulmon me akuzat e Sali Berishës: Edi Rama vasal i Erdoganit, po promovon Turqinë si aleatin kryesor para zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediat greke, sulmon me akuzat e Sali Berishës: Edi Rama vasal i Erdoganit, po promovon Turqinë si aleatin kryesor para zgjedhjeve

Media greke “Ekathimerini” i ka bërë jehonë një deklarate të ish-kryeministrit Sali Berisha se kryeministri shqiptar Edi Rama është vasal i Erdoganit.

Në artikull thuhet se Rama po promovon Turqinë si aleatin dhe mirëbërësin kryesor të Shqipërisë, duke përmendur edhe spitalin e premtuar nga Erdogan që do të ndërtohet në Fier.

Sipas kësaj media, donacioni prej 60 milionë eurosh është premtuar nga Erdogan gjatë vizitës së Ramës në Ankara, ndërsa shton se ky spital do të jetë gati para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Bashkimi Europian është gjithnjë e më shumë i shqetësuar dhe kritik në lidhje me pozicionin e Ramës, i cili ka kritikuar BE-në për qëndrimin ndaj Turqisë, për vaksinimin dhe disa çështje të tjera”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy