Mediat greke ngrenë alarmin: Edi Rama do t’i japë Erdoganit bazën detare të Pashalimanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediat greke ngrenë alarmin: Edi Rama do t’i japë Erdoganit bazën detare të Pashalimanit

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë, Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.

Mediat greke shprehin shqetësimin se me riaktivizimin e kësaj baze detare, shumë shpejt në detin Jon do të ndihet prezenca e luftëanijeve turke.

Një gazetë greke e lidh zhvillimin e bazës së Pashalimanit nga Turqia, edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, po nga ky shtet.

Në ujërat e Jonit nuk do të shohim vetëm luftëanije turke, por edhe avionë që do të ngrihen nga aeroporti i Vlorës dhe do të kontrollojnë lëvizjet në det,” thuhet në artikullin e gazetës greke “Estia”.

Advertisement

Gazeta në fjalë akuzon qeverinë greke se nuk ka bërë mjaftueshëm për të prishur planet e kryeministrit Edi Rama dhe mikut të tij, presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, duke i vendosur veton për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Artikulli gjithashtu e komenton këtë zhvillim si shqetësim për të ardhmen e minoritarëve grekë në jug të Shqipërisë.

Dhe, natyrisht, kjo ndihmë do të jetë shërbim për qëllime ushtarake, por vetëm nga Turqia, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë të varësisë, në një kohë kur Shqipëria po kërkon të përparojë në negociatat e saj të pranimit në Bashkimin Evropian”- shkruan televizioni grek “Ant1news”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy