Vlerësim psiko-social për mësuesit/ Kundërshtohet nisma e Ministris së Arsimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vlerësim psiko-social për mësuesit/ Kundërshtohet nisma e Ministris së Arsimit

Ministria e Arsimit ka vendosur të bëjë vlerësime psiko-sociale te mësuesit në mënyrë periodike, por vendim ky ka sjellë reagime të shumta.

 

Eris Dhamo, pedagoge dhe sociologe shprehet se për të bërë një testim të tillë nuk ka ekspertë.

 

Advertisement

Sipas saj, kjo do të zbehë rolin e mësuesit në sytë e fëmijëve, por nga ana tjetër do rrisë frikën tek vetë mësimdhënësit.

 

ERIS DHAMO

PEDAGOGE, SOCIOLOGE

Advertisement

 

“Në dijeninë time ne nuk kemi sot ekspertë të liçensuar për vlerësime psiko-sociale dhe për këtë numër të madh që kërkon ministria ne na duhet një armatë  tërë. Janë të gjithë të trembur sa i përket rezultateve të testit. Fëmijët në vend që të jenë pjesë e debatit mbi edukimin, sot janë pjesë e debateve mbi testimet.”

 

 

Advertisement

Edhe mësuesi i gjuhë-letërsisë, Florian Miraka, shprehet dyshues. Këtë vendim të ministrisë së Arsimit, ai e shikon si të pakuptimtë pa u bërë më parë studime konkrete.

 

FLORIAN MIRAKA

MËSUES GJUHË-LETËRSIE

Advertisement

 

“Bëhet një analizë paraprake, e detajuar, e hollësishme nga specialist të fushës pastaj të arrihet në përfundime se çfarë duhet të bëjmë. Mësuesit janë ndër ato shtresa intelektuale që testohen më shumë në Shqipëri.”

 

Mësues të tjerë, si Alma Mara e mbështesin vlerësimin psiko-social, duke sugjeruar testin klinik në vend të atij me shkrim.

Advertisement

 

ALMA MARA

MËSUESE EKONOMIE DHE SHKENCASH SOCIALE

 

Advertisement

“Është një rrugë e drejtë dhe ndoshta rruga e duhur për të vlerësuar figurën e mësuesit që duhet të ketë figurë më të pastër. Do ishte më mirë testim klinik.”

 

Por si shihet nga vetë nxënësit vendimi që mësuesit të kalojnë në një provim periodik për gjendjen e tyre psiko–sociale?

 

Advertisement

 

NXENESIT

 

“Po më duket e drejtë. shohin shpesh mësues që nuk duhet të ishin në këtë pozicion, më shumë në tv që ekspozohen për probleme të ndryshme. 

Advertisement

 

Mësuesit ashtu si nxënësit e kanë detyrim të testohen se fundja jemi njerëz se mund të jepet rasti që ata të gabojnë, në këto lloj provimesh.”

 

Vizion Plus u interesua pranë ministrisë së arsimit për të marrë më shumë informacione mbi zhvillimin e këtij testimi procedurave që do të ndiqen, personave kompetentë që do vlerësojnë mësuesit në këtë aspekt, por nuk mori asnjë përgjigje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy