Ndërtimi, turizmi, fasoneritë janë kryesisht sektorët që në Vlorë po vuajnë më tepër mungesën e fuqisë punëtore.

 

Agjenti rekrutues i punonjësve të huaj Helidon Deliu thotë se është emergjent sigurimi i fuqisë punëtore nga jashtë vendit për t’i mbështetur këta sektorë. Së fundmi ata po vijnë edhe nga Nepali dhe Filipinet për të punuar në Shqipëri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kostoja e një punonjësi të huaj, sipas Deliut, për të ardhur në Shqipëri shkon rreth 2 mijë dollarë.

 

HELIDON DELIU

Shteti shqiptar duhet ti lehtësoj më tepër gjërat kryesisht në marrjen e lejes së qëndrimit, aplikimet e vizës si dhe marrjes së përgjigjes në ambasada. Nëse nuk e bënë diçka të tillë nevoja e madhe për fuqi punëtore do të çojë në falimentim disa sektor kryesor të ekonomisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Deliu pohon se ka punonjës, që e thyejnë kontratën siç ka edhe pronar të bizneseve, që kërkojnë që t’i shfrytëzojnë ata. Gjithashtu ka edhe emigrantë që e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në Europë.

 

Kërkesat në Vlorë për fuqi punëtore i kalojnë 4 mijë, ndërsa në rang vendi këto kërkesa shkojnë në më shumë se 30 mijë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";