Maliqi pa fuqi punëtore/ Fermerët: Do të rriten kostot e prodhimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maliqi pa fuqi punëtore/ Fermerët: Do të rriten kostot e prodhimit

Fermerët e fushës së Maliqit vazhdojnë të vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, edhe në kushte kur ata thonë, se nga viti në vit kanë rritur pagesat.

 

Festim Kupe, një nga fermerët e kësaj zone, shprehet se nëse dy vite më parë paga ditore e një punëtori ka qenë 800 lek, tani paga ka shkuar në 1500 lekë.

 

Advertisement

FESTIM KUPE-FEREMER

Në kushte të tilla është e vështirë të sigurojmë fuqinë punetore shumë më tepër në periudhën e punëve të stinës. Në qoftëse do të vazhdojmë të rritim pagat do të rritim koston e prodhimit. Jemi të detyruar të investojmë në makineri bujqësore.

 

Fatos Hasa dhe Bajram Bici janë të punësuar në një fermë blegtorale në fshatin Drithas. Ata paguhen 30 mijë lekë në muaj, shumë e cila nuk është e mjaftueshme për të përballuar shpenzimet bazë.

Advertisement

 

Jemi te detyruar të ikim, 300 mijë leke nuk na del. Ja tani po pres të iki në Greqi ose Gjermani ku të më dalë.

 

Në fushën e Maliqit operojnë 70 fermerë, të cilët merren jo vetëm me kultura të ndryshme bujqësore, por edhe me blegtori dhe industrinë agropërpunuese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy