Bëni Like Struga.info në Facebook


Rritet kërkesa për punëtorë të huaj në Shqipëri/ Sipërmarrësit: Kostot për sjelljen e tyre të larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet kërkesa për punëtorë të huaj në Shqipëri/ Sipërmarrësit: Kostot për sjelljen e tyre të larta

Si asnjëherë më parë, agjencitë e rekrutimit të punëtorëve të huaj po përballen me një kërkesë të pazakontë nga biznesi shqiptar. Një prej  tyre thotë se kërkesa për tre sektorë të ekonomisë arrin në mijëra persona.

 

Në total në zyrën time kam kërkesa deri në 30 mijë punëtorë, që janë për fasoneri, ndërtim dhe agrobiznes. Vetëm në muajin shkurt ne presim 240 punëtorë që manifakturën, ndërsa në mars prill nisim rekrutimet për degën e turizmit. – shprehet Elidon Habilaj, përfaqësues I një zyre punësimi në Vlorë

 

Advertisement

Por paralelisht me këtë kërkesë, biznesi ka kosto të shtuara për punësimin e një punëtori të huaj,në raport me një vendas. Shifrat arrijnë deri në 1700 dollarë.

 

Për ne është kosto, kosto ka viza, plotësimi I dokumentacionit, agjencia e punësimit, qëndrimi në hotel apo shtëpi me qira, trajnimi I tyre deri sa të jetë në gjendje të nisë punën. Kjo kosto arrin nga 1200 deri në 1700 dollarë- shprehet Florian Zekja sipërmarrës në manifakturë

 

Advertisement

Kërkesa e lartë nga tregu europian ka bërë që sektori fason të refuzojë kontrata në pamundësi për t’i realizuar ato nga mungesa e punëtorëve. Por vonesat në procedurat e dokumentacionit mbetët një ngërç që sjell vonesa

 

1-Shumë prej vendeve që ne marrim punëtorë nuk kanë ambasadë në Shqipëri, ndaj detyrohemi të koordinohemi ne ambasadën më të afërt që për disa shtete është në Romë. Deri në qartësimin e kësaj procedure kërkohen disa muaj dhe kjo sjell vonesa për ne si dhe refuzojmë kërkesat për kontratat e reja- vijon më tej Zekja.

 

Advertisement

2-Ne bëjmë sondazhe lidhur me tregun e punës dhe pagat. Na rezulton se së fundmi kemi kërkesa nga Venezulea dhe Ekuadori, në Haiti paga arrin në 35-50 apo 70$. Por këto punëtorë kanë kosto shumë të lartë transporti. Aktualisht jemi fokusuar tek Filipinet dhe Nepali dhe më pak nga Bangladeshi për shkak edhe të përshtatjes me kulturën tonë-sqaroi Habilaj

 

Marrja e punëtorëve të huaj, kryesisht nga Bangladeshi nuk ka rezultuar një praktikë e suksesshme, për shkak se ata nuk janë përshtatur në tregun vendas, dhe janë larguar. Ndaj fokusi po shihet në vende të tjera duke miratuar edhe kontrata më afatgjata.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy