Gruri kërkohet “për një copë bukë”/ Fermerët: Kostot janë shumë të larta; Përpunuesit: Duhet ta blejmë në prodhimin vendas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gruri kërkohet “për një copë bukë”/ Fermerët: Kostot janë shumë të larta; Përpunuesit: Duhet ta blejmë në prodhimin vendas

Në sezonin e korrjes së grurit, sytë e fermerëve janë te fabrikat e përpunimit dhe te qeveria.

 

Gruri këtë vit do të shitet më shtrenjtë, por bujqit thonë se shtrenjtimi duhet të jetë aq sa të paktën të mbulojë të gjitha kostot.

 

Advertisement

“Është shumë lirë për ne. me këtë çmim, nuk na leverdis të mbjellim. Më duket se duan ta marrin me 30 mijë. Ajo 45 mijë lekë nuk ka nxjerrë shpenzimet e veta. Kostot janë shumë të larta. Pjesën më të madhe e konsumojnë edhe vetë familjarët. Një pjesë e vogël shitet.”

 

“5 dynym sipërfaqe e mbjellë. Me kaq sa shitet ajo, nuk dalin dot shpenzimet tona. 36 mijë lekë të shitet kuintali. Nëse na e merr fabrika në Lushnje, mirë. Nuk është e drejtë të importohet grurë nga jashtë, ne nuk nxjerrim dot shpenzimet tona. Të gjithë kanë braktisur tokat.”

 

Advertisement

“Ne do ta mbajmë grurin në shtëpi. Nëse del një çmim i mirë sepse ta japësh me 27 mijë lekë si vjet, nuk nxjerrim as lekët tona. Na leverdis të jetë 60 mijë lekë kuintali që të marrim lekët tona.”

 

“Nuk është kultivuar gjithë toka, kemi mbjellë nga 3 dynym. Thonë që do ta blejnë me 40 mijë lekë, por nuk kemi leverdi fare.”

 

Advertisement

Prodhimi i sivjetshëm sipas tyre nuk është fort i mbarë sepse shërbimi për të mbjellat nuk është bërë plotësisht prej çmimeve të larta.

 

“Kam mbjellë 5 dynym grurë. Nuk e kemi korrur akoma. Janë shumë të larta kostot. Nuk është shumë i mbarë prodhimi sepse nuk i është bërë shërbimi siç duhet nga kostot e larta.”

 

Advertisement

“Sivjet s’ka qenë i mbarë sepse nuk kishim lekë për të hedhur plehrat e duhura. Prodhimin që dëshironim, nuk e kemi marrë. Një dorë pleh i kemi hedhur, duhen tre duar.”

 

“Leverdi ka ai që do të hajë bukë. Plehu është 150 mijë lekë kuintali. Leverdia e vetme e fermerëve është që furnizojnë familjen dhe kalamajtë, pjesën tjetër e çojnë në shtet. Fshatari nuk ka fitim.”

 

Advertisement

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, Shqipëria vjet prodhoi 225 mijë ton grurë, duke mbuluar 50% të nevojave.

Teksa pritshmëritë janë që edhe këtë vit shifrat të jenë në të njëjtat nivele, Adi Haxhiymeri nga Shoqata e Përpunuesve të Miellit thotë se është në interesin e kompanive të blejnë të gjithë grurin vendas dhe pjesën e mbetur ta marrin nga importi, çmimi i të cilit është më i lartw.

ADI HAXHIYMERI
SHOQATA E PERPUNUESVE TE MIELLIT

“Kompanitë sot lëvizin nga 45 deri në 50 lekë. Kompania jonë e ka kërkuar me 50 lekë. Gruri vjet është shitur me 27 lekë, është gati dyfish këtë vit. Nuk dua fare të komentoj sepse jemi dëshmitarë që fermerët kanë pasur kosto të jashtëzakonshme. Automatikisht do të ishte më shtrenjtë sesa vjet.”

Advertisement

 

Nëse shtrenjtimi i grurit do të pasohet me një rritje të mëtejshme të çmimit të miellit, kjo mbetet për t’u parë sepse tregtarët janë në pritje të tarifave që do të vijnë nga importi, por edhe të luhatjeve të vazhdueshme të naftës dhe energjisë elektrike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy