I ftohti dëmton mollën në Korçë/ Fermerët detyrohen të hedhin prodhimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I ftohti dëmton mollën në Korçë/ Fermerët detyrohen të hedhin prodhimin

Temperaturat e ulëta kanë dëmtuar një pjesë të madhe të mollëve të magazinuara në kushte jo frigoriferike në qarkun e Korçës.

 

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq, ku çdo vit prodhohen më shumë se 3200 tonë mollë. Robert Qeleshi, fermer i kësaj zone thotë se dëmi financiar është i madh.

 

Advertisement

ROBERT QELESHI

FERMER I FSHATIT ZVIRINE

 

Nuk ka tërheqje në treg. Nuk vijnë tregtarët. Po molla ngri shkri. Do e hedhim. Po për momentin po hedh 30 deri në 40 kuintalë.

Advertisement

 

 

E njëjta problematikë haset dhe te fermerët e tjerë të zonës. Ata thonë se tashmë u ka mbetur vetëm një rrugë: ajo e seleksionimit të prodhimit dhe shitja me 10 lekë për kilogram për lëngje dhe jo për konsum:

 

Advertisement

 

KOÇO KOLVANI

FERMER I FSHATIT ZVIRINE

 

Advertisement

Temperaturat ndikojnë. Po mundohemi t’i seleksionojmë. Gjysma e mollëve ikën. Humbja rreth 4 mln lekë.

 

 

HYSNI BALLIU 

Advertisement

FERMER I FSHATIT ZVIRINE

 

Ka qenë shumë e vështirë. Dhe ne jemi dëmtuar. Unë personalisht kam 150 kuintalë mollë dhe nuk shpresoj të shes asnjë kilogramë.

 

Advertisement

 

Në qarkun e Korçës prodhohet mesatarisht çdo vit 80-100 mijë tonë mollë dhe vetëm 18% e këtij prodhimi ruhet në kushte frigoriferike, ndërsa pjesa më e madhe mbahet në kushte shtëpie ose në magazina jo të përshtatshme.

 

Një pjesë e këtij prodhimi hidhet nga fermerët, pasi nuk shitet në treg për shkak të llojit të mollës, e cila, sipas autoriteteve, nuk preferohet nga konsumatorët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy