E-Zonë/ Biznesi, me sytë nga tregu i huaj për punëtorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-Zonë/ Biznesi, me sytë nga tregu i huaj për punëtorë

“Punë ka, por s’ka profesionistë” është një slogan që na ka shoqëruar prej vitesh, për të treguar që tregut i mungojnë punëtorët e pakualifikuar. Por, së fundmi qeveria nëpërmjet miratimit të ligjit “Për Shtetasit e Huaj” i ka hapur dyert punëtorëve nga Bangladeshi, Pakistani, Vietnami etj. Ky ligj, i cili rregullon imigrimin e shtetasve të huaj për punë në vendin tonë i vjen në ndihmë biznesit.

 

“Ne kemi nevojë për fuqi punëtore, se janë të huaj apo vendas nuk ka rëndësi. Na ka rezultuar se nga pakistanezët janë më të mirë si punëtorë, ata nga Vietnami janë më të mirë për sektorin e ndërtimit, filipinezët janë më të mirë për hotelerinë. Puntorët e Bangladeshit kushtojnë më pak se sa ata nga Pakistani. Në Bangladesh, paga mesatare është diku tek 60$, ndërsa në Pakistan 120$. Me atë çfarë i ofron tregu jonë është dyfishi i pagave që marrin në vëndet e tyre”, thotë Florian Zekja nga shoqata Pro Export në emisionin E-ZONË.

 

Advertisement

Sipas Zekjes, ka shumë shqiptarë që nuk preferojnë të punojnë dhe të kualifikohen duke qëndruar në shtëpi. Sipas tij, kjo është një çështje mentaliteti, i cili vë biznesin në vështirësi. E derisa ky mentalitet të ndryshojë, globalizmi ofron mundësinë e gjetjes së fuqisë punëtore me kosto të leverdisshme.   

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy