Një 28 vjeçar i identifikuar si Valentino Dane është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet se ka vjedhur 800 euro dhe 75.000 lekë në një biznes.

 

Përmes një njoftimi, policia njofton se i riu ishte larguar nga vendngjarja pas vjedhjes së shumës së parave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vodhi një shumë parash në një biznes dhe u largua, identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga menjëherë, 28-vjeçari.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo janë njoftuar se në lagjen “15 Tetori”, Fier, një shtetas kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe ishte larguar, kanë shkuar në vendngjarje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar të vjedhjes.

 

Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 28 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";