
Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj janë lënë në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohen për torturimin dhe vrasjen makabre të 61-vjeçarit Menduh Kurt-deda.
Ndërkohë djali i të akuzuarës, Besmir Karaj është ende në kërkim.
Advertisement
Marjeta Karaj, ka mohuar para trupës gjykuese të ketë qenë e përfshirë në krim.
Ajo ka pranuar se njihej me Kurt-Dedën, por për shkak të konflikteve marrëdhënia e tyre ishte shkëputur.
Advertisement
Por ka qenë i arrestuari tjetër, Gazmir Ngota ai që ka treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes që nga rrëmbimi dhe deri tek djegia e 61-vjeçarit në Malin e Dajtit.
Ngota ka thënë se urdhrin për krimin dhe zhdukjen e kufomës e kishte dhënë Marjeta Karaj.
Advertisement
Ngjarja ndodhi për shkak të një borxhi të pakthyer nga Menduh Kurt-Deda.