Vranësira e kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranësira e kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim.

Në orët e mbrëmjes, moti do të jetë kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta vetëm në zonat malore.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Advertisement

Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas ndërprerje të tyre.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy