Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh/ Kushi ngushëllon familjen: Forcimi i bashkëpunimit prioritet për luftimin e këtyre fenomeneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh/ Kushi ngushëllon familjen: Forcimi i bashkëpunimit prioritet për luftimin e këtyre fenomeneve

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Gramsh, ku një 16-vjeçar u qëlluar me thikë për vdekje nga bashkëmoshatarët e tij.

 

Kushi thekson se pavarësisht se ngjarja ka ndodhur jashtë institucionit arsimor, ngjarja duhet të shërbejë për të forcuar organet ligjzbatuese si dhe bashkëpunimin mes hallkave të shoqërisë për të evituar të tilla fenomene.

 

Advertisement

“Jam thellësisht e tronditur nga ngjarja e ndodhur sot në Gramsh, ku një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me bashkëmoshatarët e tij.

 

Pavarësisht se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugë, jashtë mjediseve të shkollës, institucionet tona arsimore, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet të forcojmë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda”, shkruan ajo.

Mes të tjerash, Kushi nënvizon se prioritet i qeverisë mbetet forcimi i sigurisë në shkolla.

Advertisement

 

Ministrja shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës.

 

“Një nga prioritetet në sistemin tonë arsimor është forcimi i sigurisë në shkolla, për të cilën punojmë fort duke rritur nga viti në vit numrin e punonjësve të shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, si dhe duke i trajnuar ata dhe mësuesit në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, ne duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër.

Advertisement

 

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e adoleshentit, duke shpresuar që të mos kemi kurrë më ngjarje të tilla”, thekson Kushi.

Nxënësi i klasës së nëntë u godit disa herë me thike në një nga lagjet e qytetit, pasi fillimisht ishte konfrontuar fizikisht me një grup bashkëmoshatarësh.

 

Advertisement

Adoleshenti ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda. Ndërkohë që një tjetër nga nxënësit e përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy