Policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë autorit e vrasjes së, 51-vjeçarit, Petrit Vukansi, mesditen e kësaj së marte. Policia njofton se është vënë në ndjekje të autorit dhe ka ngritur pika kontrolli. Ky i fundit mësohet se ishte dhe kushëriri i viktimës.

 

“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V”, thuhet në njoftim.

 

Petrit Vukansi u vra në banesën e tij, ndërsa mësohet se kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";