Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit/ Policia identifikon autorin (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit/ Policia identifikon autorin (EMRI)

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhuur rreth një muaj më parë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku pas një atentati mbeti i vrarë 39 vjeçari Briken Sanaj.

 

Në një njoftim për media, policia bën me dije se autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Advertisement

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal rezulton se shtetasi kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin e markës Mercedes Benz shtetasit kosovar Gjelosh Krasniqi me date 24.10.2022 dhe po në këtë datë këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion personit nën hetim Vladimir (Valmir) Kola, i cili e ka përdorur atë për realizimin e vrasjes se shtetasit Briken Sanaj dhe më pas e ka braktisur dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, sëbashku me armën e krimit.

 

Në kërkim, është shpallur si autori i krimit, ashtu edhe dy shtetasit kosovar, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Tiranës.

 

Advertisement

Tiranë/Zbardhet vrasja e 39-vjeçarit nga Lezha, ngjarje e ndodhur një muaj më parë, te Kodra e Diellit.

 

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes.

 

Advertisement

Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi.

 

Zbardhja e vrasjes, falë hetimeve të kryera nga Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të procedimit penal të nisur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

 

Advertisement

Për autorin e dyshuar dhe 2 shtetasit e tjerë, bazuar në provat e siguruara nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Prokurorisë së rrethit Tiranë, Gjykata ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë.

 

Po bashkëpunohet ngushtësisht me policitë homologe, të Kosovës dhe të Malit të Zi, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

 

Advertisement

Nga strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në DVP Tiranë dhe ato të Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30.11.2022, u finalizua operacioni policor “SHADOË”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 30.10.2022, në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”, Tiranë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi B. S., 39 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

     

Policia e Tiranës, pas një pune profesionale disajavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, falë përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohe reale të informacioneve me policitë partnere, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje kriminale.

 

Advertisement

Bazuar në provat e sigurura,  Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për shtetasit:

 

V.(V.) K., 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

 

Advertisement

Gj. K., 49 vjeç, lindur dhe banues në Peje, i dyshuar pë veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

 

K. A., 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

Advertisement

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, ka rezultuar se shtetasi kosovar K. A. i ka shitur automjetin shtetasit tjetër kosovar Gj. K., më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion shtetasit V.(V.) K., i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së shtetasit B. S. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit.

 

Për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë kryer kërkime, si dhe është bërë shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar e tyre dhe në bashkëpunim me policitë homogole, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.  

 

Advertisement

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

 

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy