Përplasi për vdekje 58 vjeçarin në Maliq dhe u largua nga vendngjarja/ Policia identifikon dhe arreston autorin pas disa orësh (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasi për vdekje 58 vjeçarin në Maliq dhe u largua nga vendngjarja/ Policia identifikon dhe arreston autorin pas disa orësh (EMRI)

Policia ka identifikuar dhe arrestuar pas disa orësh autorin e ngjarjes së rëndë  në Maliq, ku mbeti viktimë Roland Shahinasi

 

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 29 vjeçari Gerald Terolli.

 

Advertisement

 

I riu  përplasi për vdekje  në Maliq 58 vjeçarin Roland Shahinasin, teksa ky i fundit ishte duke lëvizur me biçikletë me vëllain e tij.

 

Maliq

Advertisement

 

Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Drithas.

 

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin R. Sh. dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Advertisement

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident rrugor, ju bëjmë me dije se:

 

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, falë një pune intensive hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Advertisement

 

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy