Vrasja e Ardjan Nikulajt në Shëngjin/ Dy hetues anglezë mbërrijnë në Prokurorinë e Lezhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Ardjan Nikulajt në Shëngjin/ Dy hetues anglezë mbërrijnë në Prokurorinë e Lezhës

Dy hetues anglez kanë mbërritur në Prokurorinë e Lezhës në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj.

 

Sipas burimeve, pas kërkesës për ekstradim të shtetasve britanik të dyshuar si të implikuar në vrasje, hetuesit kanë ardhur për tu njohur me provat.

 

Advertisement

Kujtojmë që në datën 29 prill Edmond Haxhia, financuesi dhe porositësi  i atentatit të biznesmenit Ardian Nikulaj u arrestuar nga autoritetet britanike.

 

Bashkë me të, në pranga ranë edhe dy shtetasit britanik,  Thomas Mithan dhe Stephten Hunt.

 

Advertisement

Arrestimi i tyre u bë pasi u shpallën në kërkim ndërkombëtar  nga autoritetet shqiptare.

 

Ndërkohë vijon puna për kapjen edhe të dy shtetasve të tjerë britanik, që ishin bashkëpunëtor në krimin e rëndë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy