
Pas një sërë gjyqesh të dështuara, gjykata e elbasanit vendosi këtë të hënë të çojë për gjykim çështjen e 21 prillit 2021, ku gjatë një përplasje me armë zjarri mes mbështetësve të partisë socialiste dhe atyre demokratë, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.
Të pandehur prokuroria ka marrë ish-efektivin e forcave Renea, Arbër Paplekajn, i cili akuzohet si autor i vrasjes së 56-vjeçarit, dy nëndrejtorët e policisë Elbasan Niko Palla e Alfred Nushi si dhe 6 policë të forcave shqiponja.
Me gjithe kundrshtimin e avokateve mbrojtës të cilët kërkuan rihetim të dosjes, gjykata pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes Ritvan Sukaj, ndëras pushoi akuzën për pjestarët e grupit të strukturës për ruajtjen e votës të partisë demokratike që ishin të pranishëm gjatë konfliktit.
Nga hetimet rezultoi se Paplekaj hapi zjarr ndaj Pjerin Xhuvanit duke e lënë të vrarë.
Ai e pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në polici, por në gjykatë deklaroi se kishte qëlluar për vetëmbrojtje, pasi ishte sulmuar me armë nga persona që I rrezikuan jetën atij si dhe të tjerëve.
Kjo pasi pati shkëmbim zjarri mes simpatizantrëve. Por që ende nuk dihet kush qëlloi nga pala tjetër dhe prokuria ende nuk e ka një përgjigje për këtë gjë.
Nga të shtënat u plagosën dhe katër të tjerë, mes të cilëve një efektive policie.
Ndërkohë dy nëndrjetorët së bashku me policisë e vendosur nën akuzë për shpërdorim detyre, ishin të pranishëm në vendngjarje por nuk ndërhynë për të ndaluar konfliktin, i cili nisi pas bllokimit të një makine nga ana e simpatizantëve të PD ku dyshohej se po shpërndaheshin lekë me qëllim blerjen e votave nga strukturat e PS.