Vrasja në Dukagjin/ Policia jep detajet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja në Dukagjin/ Policia jep detajet e para

Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Dukagjin.

 

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 18:45 minuta në Malin e Shoshit.

 

Advertisement

Zef Guri humbi jetë pak minuta pas ngjarjes,  ndërsa djali i tij u nis në spital.

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

 

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

 

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy