
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi këtë të enjte se nëse ndonjë vend merr vendim për ta njohur pavarësinë e Kosovës, Beogradi do ta fillojë fushatën për tërheqjen e njohjeve.
I pyetur nga mediat në Beograd se si do të reagonte Serbia nëse Kosova fillon fushatën e njohjeve të paralajmëruar nga presidenti turk, Vuçiç përmendi marrëveshjen e Washingtonit dhe zotimin e Kosovës për moratoriumin e të mos bërit fushatë për njohje.
“Do të zgjasë deri në shtator. Nëse dikush merr vendim mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës, ne menjëherë do të fillojmë një fushatë për ta tërhequr njohjen”, tha presidenti serb.
Ai i bëri këto komente pas deklaratave të Erdoganit këtë javë, se ai do të punojë me presidentin amerikan, Joe Biden për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.