Janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore në juglindje të vendit.

Paraditen e sotme reshjet e borës kanë qenë më të dendura në zonat e njësive administrative Dardhas, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit.

Burime zyrtare pranë njësive administrative bëjnë të ditur se trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-7 cm duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve, kryesisht në fshatrat e thella të këtyre njësive administrative

Vështirësi në qarkullim ka edhe në fshatrat e tjera të zonave malore të qarkut të Korçës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reshje ka patur edhe në Qafë Thanë e Qafë Plloçë duke sjellë probleme në qarkullim në momentet e para.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i firmave kontraktore duke sjellë edhe normalizimin e qarkullimit por policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes me shpejtësinë në gjithë akset nacionale dhe të kenë mjetet e tyre të pajisura me goma dimërore.

Me goma dimërore qarkullimi bëhet edhe në aksin rrugor Boboshtice – Dardhë e Voskop – Voskopojë.

Nga ana e OSSHE bëhet me dije se deri tani nuk ka patur probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";