Juglindja mbulohet nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Juglindja mbulohet nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Prej shumë orësh pjesa më e madhe e juglindjes së vendit është pushtuar nga mjegulla, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve kryesisht në akset nacionale. Vështirësi në qarkullim për shkak të mjegullës së dendur paraqitet në aksin nacional Kapshticë-Qafë Plloçë, ku dhe prania e mjegullës është më e madhe.

 

 

Në kushte të tilla atmosferike policia e qarkullimit rrugor iu ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të qarkullojnë me shpejtësi të kontrolluar përgjatë këtij aksi, për të ulur kështu aksidentet e mundshme.

Advertisement

 

 

Me prani mjegulle janë edhe akset e tjera rrugore përfshi këtu edhe rrugët e fshatrave turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit. Deri tani sektori i qarkullimit rrugor nuk ka raportuar për aksidente, kjo edhe për faktin se janë shtuar patrullat e policisë në të gjitha rrugët nacionale por edhe në rrugët që të çojnë në fshatra turistikë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy