Trafik i rënduar në Vlorë, fundjava sjell vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trafik i rënduar në Vlorë, fundjava sjell vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Edhe kjo e shtunë e ka gjetur qytetin e Vlorës me një trafik të rënduar.

 

Policia rrugore është në të gjitha akset e pranishme, madje e ndihmuar edhe nga kolegët nga Tirana për menaxhimin e trafikut, por megjithatë normaliteti  është thuajse i pamundur, për shkak se numri i automjeteve është tepër i madh.

 

Advertisement

Një nga shkaqet e tjera të trafikut janë edhe vetë drejtuesit e mjeteve, të cilët për të shmangur pritjet në trafik, zgjedhin të bëjnë parakalime apo manovra të rrezikshme, duke shkaktuar jo vetëm bllokim të rrugëve, por edhe duke rrezikuar jetën e atyre shoferëve që presin në radhë.

 

Ndërkaq, shkaku kryesor është devijimi i disa akseve rrugore që të çojnë drejt jugut, ku shpeshherë mjetet detyrohen të ndjekin rrugët e lëna për përdorim nga ana e kompanive që merren me mirëmbajtjen e tyre.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy