Juglindja nën pushtetin e dëborës/ Probleme në zonat malore, policia apel drejtuesve të mjeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Juglindja nën pushtetin e dëborës/ Probleme në zonat malore, policia apel drejtuesve të mjeteve

Edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një pjesë e juglindjes së vendit është përfshirë nga reshjet e borës, kryesisht në zonat malore.

 

Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 50 cm në majë të Mashkullores, në aksin rrugor Shtyllë-Panarit. Rreshje bore ka pasur në të gjitha fshatrat e Njësive Administrative Vithkuq, Voskopojë e Lekas si dhe në fshatrat e Devollit të Sipërm, ndërsa borëpastrueset janë duke punuar për hapjen e të gjitha rrugëve të fshatrave.

 

Advertisement

Akset nacionale të fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës janë të kalueshme pa probleme, por policia rrugore ju kërkon drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore, që të qarkullojnë pa vështirësi.

 

Edhe në fshatrat e Devollit të sipërm kalimi i mjeteve është i mundur vetëm me zinxhirë, pasi ulja e temperaturave ka sjellë prani akulli në rrugë. Zyrtarisht, nga filiali i OSHEE së qarkut të Korçës, është bërë me dije se prej reshjeve të borës nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy