
Dy banesa dhe një stallë në fshatin Hot të Shkodrës ishin kthyer në shtëpi bari. Tre ambientet e përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabiti me anë të llambave u zbuluan këtë të diel nga policia.
Gjatë aksionit, efektivët arrestuan dy kushërinjtë Lazer Pepaj dhe Sandër Pepaj, ndërsa një i tretë, Kristjan Pepaj u shpall në kërkim.
Po ashtu, u ndaluan 4 punonjës të OSHEE, Gëzim Hoxha, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj. Ata dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë operacionit u sekuestruan 1.110 bimë kanabis, 1 kg e 800 gramë kanabis në formë boçe, 300 llamba, si edhe apiratorë, panele neoni e filtra ajri që përdoreshin për kultivimin e drogës.