
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar mëngjesin e kësaj të hëne në selinë blu, ku është takuar me ish kryeministrin Sali Berisha.
Takimi në fjalë mësohet të ketë në fokus të bisedës së tyre zhvillimet e fundit sa i takon edhe regjistrimit në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.
Advertisement
Partia e Lirisë është regjistruar si subjekt zgjedhor, ndërsa Partia Demokratike ende. KQZ nuk e njohu PD e Berishës ndërsa grupimit tjetër u la afat 48 orë për plotësimin e dokumentacionit.
Ndonëse nga ana e grupimit të përfaqësuar nga Alibeaj janë lëshuar sinjale për bashkëpunim, një gjë e tillë është rrëzuar nga grupimi tjetër.
Advertisement