
Vijon të thellohet skandali i publikimit të të dhënave private të shtetasve shqiptarë.
Sot ka qarkulluar po në të njëjtin format në excel, një databesë me targat e mbi 530 mijë qytetarëve. Pas hedhjes në publik të të dhënave si identiteti, numri i ID, numri i telefonit, paga dhe nipti i institucion që paguan, sot janë shpërndarë targat.
Advertisement
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, ditën e djeshme tha se do të marrë masat e duhura që një situatë e tillë të mos ndodhë më, ndërsa theksoi se këto ndodhin të gjithë botën duke aluduar për sulme kibernetike. Në kohën që Rama fliste, në rrjet filloi të qarkullojë edhe lista me pagat e muajit Prill të këtij viti.